Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global përbëhet nga dy rende:
- Rrjeti Pasiv i Pozicionimit Global, i Rendit të Parë
- Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global, i Rendit të Dytë
Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global i Rendit të Parë
Ky rrjet përbëhet nga 42 pika gjeodezike të fiksuara dhe të shpërndara pothuajse uniforn në territorin e Shqipërisë. 21 pika të ketij rrjetit janë njëkohësisht pika pasive dhe aktive duke siguruar në këtë mënyre lidhje fizike me rrjetit aktiv (ALBCORS).

PIKA PASIVE PIKA AKTIVE DHE PASIVE
Koordinat e këtyre pikave pikave janë llogaritur duke u bazuar në stacionet referencë ALBCORS, të cilat janë matuar sipas metodës statike më kohë-zgjatje minimalisht 2-orë.
Qëllimi kryesor i këtij rrjeti është të mundësojë kontrollin gjeodezik në vend, kontrollin e qëndrueshmërisë të Rrjetit ALBCORS, si dhe mirëmbajtjen e sistemit evropian ETRS89.
Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global i Rendit të Dytë
Rrjeti shtetëror pasiv i GNSS i rendit të dytë mundëson dendësim e Rjetit Pasiv GNSS të Rendit të Parë i cili përbëhet nga 338 pika të fiksuara dhe të shpërndara në mënyrë të rregullt në territorin RSH. Pikat e këtij rrjeti janë pika të përbashkëta me të gjitha pikat e Rrjetet të Rendeve të Dyta , të rrjeteve që ka në përbërjen e saj KRGJSH –ja duke formuar kështu një bazë të fortë dhe funksionale.

PIKA PASIVE RENDI II
Koordinat e 338 pikave pasive të rendit të dytë janë llogaritur duke u bazuar në stacionet referencë ALBCORS, të cilat janë matuar sipas metodës statike më kohë-zgjatje minimalisht 1-orë.
Qëllimi kryesor i këtij rrjeti është të mundësojë konfiguracionin gjeometrik të rrjeteve te KRGJSH sipas kërkesave europiane,si dhe një bazë gjeodezike të gjerë në mbështetje të kontrollit gjeodezik dhe punimeve të ndryshme gjeodezike, inxhinierike e shkencore.