Rrjeti Shtetëror i Pozicionimit Global
Aktiv dhe Pasiv
Rrjeti Shtetëror i Pozicionimit Global, i mbështetur në sistemet GNSS, është një rrjet esencial për të mundësuar kontrollin gjeodezik në Shqipëri. Ky rrjet përfaqëson infrastrukturën mbështetëse gjeodezike, e ndërtuar në dy komponentë:
- Rrjeti Shtetëror Aktiv i Pozicionimit Global
Rrjeti Shtetëror Aktiv i Pozicionimit Global në territorin e Republikës së Shqipërisë përfaqësohet nga rrjeti ALBCORS, i cili është realizuar në Sistemin Referencë Tokësor të Europës ETRS89 (European Terrestrial Reference System 1989) dhe në të njëjtën kohë shërben për mirëmbajtjen e kësaj reference në territorin e vendit tonë.
Në përbërje të këtij rrjeti janë 21 stacione CORS të ndërtuara me blloqe betoni, 6 stacione CORS (roof type), të integruara nga sistemi i vjetër ALBPOS, dhe një qendër kontrolli e vendosur në ambientet e ASIG.
Rrjeti Shtetëror Aktiv i Pozicionimit Global, ALBCORS, në varësi dhe të metodës së matjeve dhe kushteve ideale të rilevimeve GNSS në terren garanton për përdoruesit e tij saktësinë e mëposhtme:
- Për metodën RTK ± 2 – 3 cm;
Shërbimi për metodën RTK merret nëpërmjet link-ut : http://albcors.asig.gov.al:2101
Kontaktoni ASIG në emailin info.albcors@asig.gov.al për marrjen e informacionit.
Programi i qendrës së monitorimit të ALBCORS përbëhet nga katër module:
- Moduli për operimin, kontrollin, administrimin dhe monitorimin e stacioneve CORS referencë të rrjetit dhe menaxhimin e përdoruesve.
- Moduli për kompensimin dhe llogaritjen e të dhënave (korrekturave) në kohë reale.
- Moduli për post-procesim GNSS.
- Moduli për faqen WEB.
Programi mundëson gjithashtu:
- Regjistrimin e përdoruesve.
- Shkarkimin e të dhënave të stacioneve me intervale të ndryshme (nga 1-30 sekonda) në formatin RINEX (versioni 2 dhe 3).
- Realizimin e zgjidhjeve RTK në rrjet dhe shpërndarjen e korrekturave në kohë reale tek përdoruesit.
- Paraqitjen grafike të:
- Rezultateve në mënyre vizuale (në monitor)
- Pozicionimit të përdoruesve
- Mbulesës satelitore për çdo stacion
- Korrekturat (ephemeris data, ionospher, multipath etj)
Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global
Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global përbëhet nga dy rende:
- Rrjeti Pasiv i Pozicionimit Global, i Rendit të Parë
Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global, i Rendit të Parë përbëhet nga pika të vendosura në mënyrë të tillë që së bashku me pikat e Rrjetit Shtetëror Aktiv të Pozicionimit Global të sigurojnë një shpërndarje pothuajse uniforme në territorin e Shqipërisë. Këto pika do të jenë pika të përbashkëta për të gjitha Rrjetet e Rendit të Parë të rrjeteve që ka në përbërjen e saj Korniza Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH).
- Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global, i Rendit të Dytë
Rrjeti Shtetëror Pasiv i Pozicionimit Global, i Rendit të Dytë shërben për dendësimin e Rrjetit Shtetëror Pasiv të Rendit të Parë. Pjesë e këtij rrjeti do të jenë të gjitha pikat e rrjeteve lokale gjeodezike bazë që do të ndërtohen në qendrat e banuara më të rëndësishme.