Rreth KRGJSH

QËLLIMI

KRGJSH ka për qëllim të realizojë, nëpërmjet rrjeteve të pikave të kontrollit dhe stacioneve permanente sipas komponentëve përbërëse të saj, një sistem referues unik gjeodezik nëpërmjet të cilit përcaktohen pozicioni planimetrik, lartësitë, shkalla, graviteti dhe orientimi për çdo pikë të territorit të Republikës së Shqipërisë.

OBJEKTIVAT E SYNUARA

ASIG synon krijimin e rrjeteve që përbëjnë Kornizën Referuese Gjeodezike të Shqipërisë (KRGJSH) me saktësi të lartë për të garantuar referencën hapësinore sipas standardeve europiane në të gjitha komponentët e saj, Rrjeti Shtetëror i Pozicionimit Global, Rrjeti Shtetëror Gravimetrik, Rrjeti Shtetëror i Nivelimit, Rrjeti Shtetëror i Mareografëve, Rrjeti Shtetëror Magnetometrik.

SEKTORËT KRYESORË QË MBËSHTESIN VEPRIMTARINË E TYRE NË KRGJSH

NSDI

KRGJSH siguron bazën unike për prodhimin dhe harmonizimin e gjeoinformacionit ndërveprues të Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor.​

HARTA TOPOGRAFIKE DHE DETARE

KRGJSH siguron bazën unike për përcaktimin e koordinatave në plan dhe në lartësi të elementeve që paraqiten në harta.

KUFIJTË

KRGJSH siguron bazën unike ku mbështeten Inxhinierët Gjeodetë për përcaktimin e koordinatave të pikave të kufijve shtetërore, kufijve administrative dhe kufijve kadastrale të pasurive të paluajtshme.

NDËRTIM

KRGJSH siguron bazën unike ku mbështeten inxhinierët gjatë projektimit dhe zbatimit të veprave infrastrukturore me shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

SHKENCË

KRGJSH siguron bazën unike ku mbështeten disiplina të ndryshme të gjeoshkencës për të matur dhe interprentuar fenomene lidhur me Gjeologjinë, Hidrologjinë, Sizmologjinë, Metereologjinë e Tokës etj.