Rrjeti Shtetëror i Nivelimit

Rrjeti Shtetëror i Nivelimit do të mundësojë kontrollin dhe vlerësimin e saktësisë së gjeoidit gravimetrik (ALB Geoid 20XX ) ku do të mbështetet referenca gjeodezike vertikale për përcaktimin e lartësive ortometrike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky rrjet synohet të realizohet nga dy rende:

 
1. Rrjeti i Nivelimit i Rendit të Parë

Rrjeti i Nivelimit i Rendit të Parë do të përbëhet nga 37 pika kryesore në total, ku 35 pika janë të përbashkëta me pikat e integruara të Rrjetit të Pozicionimit Global dhe Rrjetit Gravimetrik të Rendit të Parë. Vijat e nivelimit janë shtrirë përgjatë rrugëve kryesore kombëtare (L ≈ 1800 km ) të cilat do të lidhen me katër mareografët në pikat fikse (TGBM).

Dendësia e pikave do jetë në varësi të zonave:

– Zona me intensitet të lartë zhvillimi ( 1pikë çdo 2 Km )

– Zona malore /rurale ( 1pikë çdo 4 Km )

– Nr. Reperëve (≈ 571 )

2.Rrjeti i Nivelimit i Rendit të Dytë (Rrjeti i Nivelimit me GNSS)

Rrjeti i Nivelimit i Rendit të Dytë (Rrjeti i Nivelimit me matje GNSS) që do të mundësojë dendësimin e Rrjetit të Nivelimit të Rendit të Parë dhe do të eliminojë nevojën e ndërtimit të një rrjeti nivelimi sipas metodës klasike si dhe do të shërbejë si alternative për përcaktimin e lartësive ortometrike nëpërmjet GNSS/Levelling.