Pjesëmarrje Ndërkombëtare Pjesëmarrje Ndërkombëtare ASIG merr pjesë në simpoziumin EUREF 2024 Përfaqësues të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nga Sektori i Kornizës Referuese Gjeodezike dhe Sektori i Infrastrukturës së Sistemeve CORS morën pjesë në Simpoziumin EUREF 2024 i cili u zhvillua në Barcelonë të Spanjës, në datat 5-7 Qershor 2024. ASIG merr pjesë në Simpoziumin GGHS 2024 Përfaqësues të Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) të kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Hartografisë z. Kristaq Qirko, morën pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të GGHS 2024 “Graviteti, Gjeoidi, Sistemet e Lartësive 2024”, të mbajtur në datat 4-6 Shtator 2024, në Selanik, Greqi pranë Qendrës së Shpërndarjes Kërkimore, të Universitetit Aristoteli të Selanikut (KEDEA). ASIG merr pjesë në Simpoziumin EUREF 2023 Në simpoziumin e organizuar nga nënkomisioni i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeodetëve për Europën “EUREF”, i cili u mbajt në Gothenburg të Suedisë, më 23-26 maj 2023, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), u përfaqësua nga z. Oltjon Balliu, përgjegjës i sektorit të Kornizës Referuese Gjeodezike dhe z. Luçiano Kasneci specialist i këtij sektori.