Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Magnetometrike është rrjeti i përbërë nga 11 Stacione të përsëritshme në të cilat përcaktohen vlerat e komponentëve të fushës magnetike.
Të dhënat kryesorë të komponentëve të fushës magnetike janë:
- Deklinacioni (D)
- Inklinacioni (I)
- Fusha Totale (F)
- Komponenti vertikal (Z)
- Komponenti horizontal (H)
Të dhënat e fushës magnetike, të siguruara nga matjet periodike në stacionet e rrjetit magnetometrik, zënë një pjesë të rëndësishme në krijimin dhe konsolidimin e informacionit gjeohapësinor në përgjithësi dhe magnetike në veçanti, duke ju përgjigjur kështu standardeve ndërkombëtare për gjeoinformacionin hapësinor në kuadër të atyre që kryhen sot për Tokën.