Njoftime

1.  PËR REGJISTRIMIN E PËRDORUESVE NË SISTEMIN ALBCORS

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) bazuar në nenin 7, pika b, të ligjit nr. 72/2012, datë 28.06.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 669, datë 7.8.2013 “Për miratimin e rregullave për përcaktimin, krijimin dhe realizimin e kornizës referuese gjeodezike shqiptare (KRGJSH), si metadatë”, I ndryshuar , administron, menaxhon, ruan dhe përpunon të dhënat e sistemit ALBCORS duke garantuar aksesin për publikun dhe subjektet e interesuara.

Në vijim të punës për ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve GNSS të sistemit ALBCORS, ASIG njofton gjithë institucionet publike dhe private, individë profesionistë dhe kompani apo organizata të ndryshme se duke nisur nga muaji Qershor aksesi në shërbimet GNSS do të mundësohet vetëm me regjistrimin e përdoruesve me username dhe password të dedikuar.

Çdo përdorues duhet të pajiset me kredencialet përkatëse duke plotësuar Fomularin e Aplikimit.

Formulari i aplikimit i plotësuar të dërgohet në adresën e email-it: info.albcors@asig.gov.al

ASIG do të kthejë përgjigje në lidhje me aplikimin brenda 2 ditëve pune.

Shkarkoni Formularin e aplikimit ALBCORS