Mbledhje, Workshop, Konferenca Mbledhje, Workshop, Konferenca Korniza Referuese Gjeodezike dhe Modelimi i Gjeoidit në Republikën e Shqipërisë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) organizuan më 17.04.2025, në ambientet e Akademisë workshopin me temë: “Korniza Referuese Gjeodezike dhe Modelimi i Gjeoidit në Republikën e Shqipërisë”. Llogaritja e gjeoidit gravimetrik në Republikën e Shqipërisë Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG) në funksion të realizimit të objektivave të tij për ndërtimin e rrjeteve përbërëse të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), në kuadër të projektit “Ndërtimi i Kornizës Referuese Gjeodezike, FAZA III” zhvilloi në ambientet e Sallës Europa një takim me ekspertë të fushës së gravimetrisë dhe gjeoidit, nga Universiteti Aristotle i Selanikut (AUTh), Greqi. Takim mes ASIG dhe pedagogëve të Departamentit të Gjeodezisë Në ambientet e sallës Europa u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm znj. Vilma Tomço dhe një grupi profesorësh të Departamentit të Gjeodezisë, në Fakultetin të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik të Tiranës, në funksion të realizimit të doktoraturave të cilat kanë të bëjnë me Referencat Gjeodezike Horizontale dhe Vertikale. ASIG merr pjesë në workshop-in e organizuar nga EUROSEA Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), mori pjesë në workshop-in e organizuar online, në kuadër të projektit EUROSEA, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian i cili ka për synim koordinimin në shkallë të gjerë, në kontinentin Evropian të agjencive kombëtare që menaxhojnë të dhënat oqeanografike dhe detare, duke kombinuar kapacitetet dhe përmbushur mangësitë ekzistuese në funksion të një sistemi vëzhgues ndërkombëtar. Praktikë profesionale me studentët e Gjeodezisë Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), sektori i KRGJSH-së pranë ASIG, bazuar në programin e tij të punës, realizoi në datat 9 dhe 10 Qershor 2022, një praktikë profesionale me studentët e Gjeodezisë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), në Universitetin Politeknik të Tiranës, mbi “Procedurën e realizimit të nivelimit të saktësisë së lartë”.