Implememtimi i KRGJSH 2014-2027

Informacion i përmbledhur rreth KRGJSH.
Misioni ynë

Misioni ynë është të ofrojmë një sistem referimi gjeodezik të saktë dhe të unifikuar për Shqipërinë, që mbështet pozicionimin e saktësisë së lartë, integrimin e të dhënave gjeohapësinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm për institucionet publike, sektorin privat dhe komunitetin shkencor. Misioni ynë është të ofrojmë një sistem referimi gjeodezik të saktë dhe të unifikuar për Shqipërinë, që mbështet pozicionimin e saktësisë së lartë, integrimin e të dhënave gjeohapësinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm për institucionet publike, sektorin privat dhe komunitetin shkencor. 

Qëllimi

Projektimi, ndërtimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare Moderne, plotësisht të konsistuar dhe homogjene me sistemet dhe kornizat referuese gjeodezike ndërkombëtare (ITRS/ITRF) dhe europiane (ETRS89/ETRF), duke mbështetur unifikimin e rrjeteve gjeodezike në nivel rajonal, europian dhe ndërkombëtar, si dhe përmirësimin e informacionit gjeohapësinor.

Objektivat kryesore

  • Mirëmbajtja e Referencës Gjeodezike Horizontale .
  • Implementimi dhe mirëmbajtja e Referencës Gjeodezike Vertikale nëpërmjet rrjetit Gravimetrik, Nivelimit, GNSS dhe rrjeti të stacioneve Mareografike.
  • Krijimi dhe mbështetja e Rrjetit Shtetëror Magnetometrik .
  • 5

    RRJETE KRGJSH

    27

    STACIONE AKTIVE GNSS

    4

    STACIONE MAREOGRAFIKE

    4

    RENDE GRAVIMETRIKE

    GNSS

    Rrjeti shtetëror aktiv GNSS përfaqësohet nga rrjeti GNSS ALBCORS i cili mundëson një realizim të ri të Sistemit Tokësor të Referencës Europiane ETRS89 për territorin e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë shërben për mirëmbajtjen e kësaj reference për territorin e Shqipërisë.

    Në përbërje të këtij rrjeti kemi 27 Stacione CORS të ndërtuara me blloqe betoni.

    EKIPI YNE